>
LETERSISHQIP

Sot U Deva

Sot unë piva verë dhe birrë, në pazarin për karshi dhe dëgjova nja dy këngë në sfondin e përmalluar,
hëngra mish dhe piva birrë, e deva zemrën, e shpova shpirtin, e ndoza zjarr xhanin tim dhe thashë do të harroj,
zezonjën e madhe të vendit tim, kalbësirat që rrotull vijnë zi mortje e zezë, lajmet e kobshme në krahinat e perifisë arbënore, të hidhëta sot,
e birrë e spërkatur në pazar rinor, moshë e dehjes, lumi i bardhë që nxjerr shkumë vrerosëse, mbi tavolinë ndezet atmosferë dhe shpirti në peshë e kënga në sfond djeg aortë e plaga therr.

Mbi shkumë të birrës shoh një imazh, i yti është, një fytyrë e bardhë, një bardhësi dhe yjësi, një qiell o Zot m’u shfaq aty,
yje, yje, yje, zemër plas e dergju valë, jashtë shiu bubullin, në Shkumbin rrëzohet një kalë, një karrocë dergjet në baltë, një hon zemre, trëndafil i ferrit të marrë,
zemre hape, çile, nxirre, e shih prapë veç për një çast në kujtime epike, një yll polar dhe yje, yje, yje, yje,
e eci rrugës si harbueshëm, një kënbë këtu dhe një atje, një fëmijë kërcen e loz, fishezjarre e fushëqeta lart në qiell.

Në sfond të madh që shoh si turbullt se ç'më shfaqet një kalë i madh, është kalë i Trojës, aq i madh sa pabesia jote,
dua të shkel përgajt e pabesisë, e eci vrullshëm, me barkun plot, si një anije që ka vënë ujë, në një det ku më lëshuan dhe ambient i imi jo nuk është,
e prej Kalit dalin grekët, fitimtarët e pabesë, flamurin e zi e valëvizin, në tej brigje të Adriatikut, të pandjeshmit si ata,
kurse Troja zien ndjenja, poshtë flamuri, kali bosh, një bark copëtuar dhe rrënuar, flamuri i kuq i melankolisë, mbi Kështjellë trojone le të valëvitet, me trupin dehur, të ndarë në dy pjesë. Poshtë në tokë trupa të çarë, lart qielli i kuq, vdekje si vera e kuqe.