>
LETERSISHQIP

Këngë E Kafkës

Këngë e Kafkës më vërtitet në mendje, një melodi e zezë dhe me flamuj gjigandë deri në qiell,
një sfond i zi, një heshtje e praruar, një ortodoksi me shtatin e gjatë dhe me krenarinë karakteristike, të kombeve të vegjël që nuk përkulen,
një melodi e zezë si trimëri e madhe, që dëm nuk bën, një shikim i mprehtë dhe një vetëdije e lartë, krenari e stërmadhuar,
vështrim nga majë e Olimpit deri në humbëtirat më të errëta, mbin muzikë e këngës së Kafkës.