>
LETERSISHQIP

Shpirti Im

Unë s’kam faj se kam një shpirt të butë dhe nëse e prek atë bëhet me gjak,
se unë dua krejt pa kushte dhe pa ndonjë interes, ndryshe nga se është kjo lloj bote e ndyrë dhe e përlyer në krime dhe interesa të fëlliqura,
unë e pasqyroj thjesht dhe vetëm këtë lloj realiteti vrastar, që mua më vret përditë dhe ata që janë në këtë shoqëri gjithashtu i vret more miq,
e kam shkuar deri në vepër penale për këtë gjë, për drejtësinë, në sakrifikim të njerëzisë dhe drejtësisë, drejtësi e Krishtit, duke dëftuar si mëlçi në varëse të ujqërve, shpirtin tim.