Barbarët vijnë nga Karpatet dhe na shtrydhin kokën, me tre gishta,
na dëftojnë historinë e përbindshme
e na thonë të përulemi, derisa të na hyjnë në mish.
Thonjtë e tyre ngjitur pas nesh,
nëpër vite e shekuj të tërë, ndër luginat e përgjakura,
na dëftojnë se mbi të gjitha historikun e kanë me vete,
e nuk ngopen me gjak shqiptari, të pafajshëm, ata barbarët.