>
LETERSISHQIP

Një Nënë

Udhë e thatë e vendlindjes sime, e të pashë nënë të plakur,
ecje kërrusur, e mendove se qesha me ty, se po udhëtoje si zvarritur,
e më ndale e më the: “Djalë, po qesh me mua, se jam kështu?
E po tallesh me jetën time, hallet e mia, kështu krejt pa lezet, si rinia sot?”.

“Jo moj nënë”, të thashë. T’u drejtova se më erdhi keq madje,
si kërruseshka njeriu a thua prej moshës së madhe që mban në kurriz,
e më kuptove se isha bir i vendit tënd, që të mirën ta dua si vetes sime
e me lotët në sy më the se dy djem kishe pasur, një vdekur dhe njëri gjallë e përserë, prej një aksidenti të shkaktuar në Greqi.

Si u trondita unë atëherë, në moshë të vegjëlisë e të madhështisë së pritshme,
e të kuptova, në ato sy të regjur prej lodhjes së jetës, e fjalë jo shumë s’të thashë, të rraha shpatullat,
se dhimbje lexuam të dy në heshtje, e me përcjellje dore nga larg e dorë në zemër u largova,
e të vërejtja në ikje, si ecje sërish ashtu kërrusur, po vijoje udhën, një grua e plakur, një nënë e vuajtur e kësaj toke, që ndër supe mban tragjiken e vendit tim, të mpleksur me gjak e dhe, lot e dhimbje, mjaltë e baltë.

DËRGOI: