>
LETERSISHQIP

Nëna Ime

O vend i shenjtë, o nëna ime,
mësuese vargjesh, djep lirie,
lot i heshtur, mall i fjetur,
e fortë si ty, krenare në dhimbje.

S’ke të dytë ndër hënë e diej,
ti Zanë e malit, fjalë hyjnie,
rrugë e mbushur me zjarr në qiell,
galaktikë nga bien xixa, yje.

DËRGOI: