>
LETERSISHQIP

1996

Në mesin e Maqellarës, më thoshin shokët,
se unë i vogël isha vetëm tronditesha nga tregimet,
ishin nisur prej këtu qindra burra të këtij dheu
për në Itali, me vaporë, ndër dete e nëpër brigje.

Ishte viti i largët 1996, më thoshin ata mua, unë dëgjoja,
e ishin nisur për në Vlorë, në atë ditë me mjegull e re të dendura,
e ndoshta ata, njerëz të punës, siç është zona, nuk i donte, ora, koha,
se ata përtej Adriatikut, ranë ndër ujë, e u zhdukën, trupat, ëndrrat e tyre të fjetura.

E nënat me vite u mbyllën ndër shtëpi e nëpër rrugica derdhën lotët,
shpirti i tyre i trazuar, faqet e ndukura, bijtë e humbur, zemër e vrarë,
bijtë që deshën lirinë, demokracinë, punën ta kërkonin në mbarë botën,
e nxinë dhimbjen, me heshtje mbushën atë vend, të tërë atë Maqellarë.

Qani nëna, qani bija, shkretoni udhë, e ndizni zi, vini kujë edhe ofshamë,
nëse Zoti i humbi, jeta qenkërsh shumë e rëndë, nëse i zhdukën, Zot i vraftë,
se në Vlorë, në qytet të flamurit, muarrnë gomone dhe si dëshmorë kuq e zi ranë,
mortje e dhe, funeral pa trup, veç lot në qiell e ndër re, oh vit i kobshëm 1996.

DËRGOI: