Melankoli

Një kafe e pi, nën melankoli, se avash pritet të bjerë shi, sonte,
e unë vetëm rri, mendohem në këtë natë, që vjen e errësohet,
kujtoj e mall kam për vendin tim, lotët që i dua për vendlindjen e njerëzit që në zemër i kam,
në këtë qytet që të huaj e kam, jo nuk është i imi, një vend i tradhtive dhe syve orizarë që fshehin enigmë.

E pi, do të pi si gjithmonë, ta harroj të zezën e kësaj shoqërie, e të dehem,
të fluturoj nëpër pallate shumëngjyrësh, ndër fluturat që lëvizin në ajër, pa u trembur një ditë do të doja që të bëhen fill e krimba,
e kamerieri vjen, më sheh të mërzitur, e më thotë “lumturohu”, kush tradhton do të tradhtohet,
një jetë e mbushur me ziftin e çizmeve të dynjasë që shemb, një gotë dua, mbushur me melankoli.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë