>
LETERSISHQIP

Klanet

Klanet janë si kosat, që presin barin e njomë në fushat e mëdha të jetës,
janë goditja mbi prenë, që e godet në pjesën më të dobët të vet, fuqishëm.

Klanet janë si thikat, që godasin fort shpesh mbi brishtësinë dhe rrjedhin pafuqinë,
ata janë të mprehtë si shpatë gjigande, që ngulet në barqe të pafajshëm, çdo ditë.

Klanet janë si çekiçi, që gozhdët i drejta nuk i godet, por të drejtën e ngul thellë,
e rrojnë gozhdët e shtrembëta mbi botë rrojnë, ndërsa të drejtët “ngulen” për çdo ditë, ngulen.

DËRGOI: