>
LETERSISHQIP

Hijenat

Hijenat u mblodhën në shtetin e zi, si egërsira mendojnë si të shqyejnë tokë e dhe,
dhe qenin e Sharrit e marrin me vete, me padëshirë, edhe pse ai nuk i do, se njerëz të dheut të vet, jo nuk janë,
e krifën në ekrane fytyrat e liderëve, që parfum e pudër i kanë hedhur krimit, të kryeqyteteve më të pista,
e qeshin në hipokrizinë e madhe, që ushton ndër lugje e fushat e mëdha të Ballkanit.

Në Serbi u mblodhën hijenat dhe diskutojnë si të prishin planet e mbara të popujve,
e flasin me gjuhën e egërsirave, me mishin në zgarë dhe me prush të pjekur,
në vija e territore marrin nuhatjen, e gjakut, të krimit, të territ të shumtë ku janë zhytur,
e kur iu thanë hijenave, dashuri mos ndien, ata u përgjigjen: “Nuk e pamë, ç’është kjo?”,
e pyetën më tutje, nëse hahet dashuria, e iu thanë se “jo”, e liderët e egër u përgjigjën: “Epo janë kotësira”.

Në lokalin për karshi dëgjova ca burra, iu thashë se ç’po shihnin, e ata u përgjigjen: “Në Beograd u takuan dy hijena”.

DËRGOI: