>
LETERSISHQIP

Zjarr Dhe Boshësi

Zjarr, zjarr jam dhe përflakem brenda meje, ndizem si shkrepëse dhe jetën e dua me ritëm të pafund,
e adhuroj veprimin, gjallërinë, të mirën, argëtimin, të bërit gjërat shpejt dhe bukur,
në zjarrminë që të bën të jetosh e të jesh gjallë, të udhëtosh në imagjinatë,
flakë e goma që ndizen në natën e skëterrë, siç bënim në fëmijëri, ashtu jam.

Ndërsa botë e madhe është e ftohtë, e egër, e akullt, e tmerrshme dhe tjetri kërcënim,
tjetri vjen si armik, si armiku më i madh edhe si ai në luftë, se atë në fushë të betejës e di se e ke armik,
prandaj bota jashtë vjen e egërsuar, e jehonshme, e rëndë, një plumb pas koke,
një pabesi këtu dhe një marrëzi andej, të ftohtë janë si mortje e gjallë, në interesa të pista.

E zjarri im shkrihet e digjet në raport me akullnajat e “tjetrit”, që bën llogaritë ai robot,
e zjarri vlon, zgjon njerinë, në dashurinë që shfaqet për të tjerë dhe në syrin e magjishëm,
ndoshta s’jam, se veten s’mund ta gjykoj, së paku shkruaj për njerëzit që brenda kanë zjarr dhe përballë ua vë njerëzit “akuj”,
e as sot nuk e di nëse më mirë në jetë është të jesh zjarr apo hiç gjë send? Ndoshta më mirë zjarr, le të digjesh më shpejt, por prushi yt do të djegë të tjerë dhe do lërë gjurmë të pashlyeshme.

DËRGOI: