>
LETERSISHQIP

Kur Zgjohesha Në Dibër

Kur zgjohesha në Dibër, që me mëngjes, ku vërtetë vinin era freski,
gëzohesha pa masë dhe njerëzit e mirë adhuroja përditë, ata që më shtynin drejt punëtorisë,
nëpër fushat e gjëra dhe në lojëra pa fund kaloja ditën e ia falja atij vendi, atij trualli,
faktin se bëhesha zi e më zi, bëhesha copë e çikë, aq sa kur kthehesha në darkë, nuk njihesha se kush jam.

Aventurat e mia në atë vend janë bërë, teksa luaja futboll magjishëm, veshur me bluzën e Milanit,
edhe portier kam luajtur, teksa prisja nëpër fusha, duke dërrmuar e shkatërruar shpinë e duar,
e me zara e automatikë lodër kam luajtur, me pistoleta që vrisnin me toptha të vegjël,
në beteja ëndrrash, në në vegjëli të madhe, më e madhe se të jesh i rritur, kur shpesh je i madh me trup, por i vogël në zemër.

E kur zgjohesha në Dibër, tek “Grumbullimi” dëgjohej teksa bufi këndonte pa kufi,
fshehur në strofullën e tij në hyrje të vendthit tim, ku vaji dhe gëzimi shpesh herë bëheshin bashkë,
dhe udhëtoja e ecja, e me këmbë të lodhura prapë e doja atë vend, adhuroja pa masë,
tek lëvizja në Dibër, nëpër rrugë ku dëgjoheshin gjinkallat natën, e bëhesha tjetër njeri, kur zgjohesha në Dibër.

DËRGOI: