>
LETERSISHQIP

Vjersha E Të Verbërit

Një Homer i ri, lindur në kohët moderne dhe mundet të përshkruajë atë që ndodh,
e sheh se padrejtësitë janë të mëdha, si është natyra njerëzore, sa e egër dhe e ashpër,
sa tmerre e lavde të paqena, sa flamuj pa kuptim, sa pabesi e dërgon botën në ferr dhe si ferri shkon në parajsë,
po unë vërej dhe ndjej, kam nuhatje të fortë dhe mundem ta shoh si njeriu është më tmerr se vetë kafsha, edhe i verbër.

Se Homeri i verbër ka bërë histori me tregimet e tij, me bëmat e lashtësisë, ndërsa kanë ndryshuar kohët, teknologjia ka hyrë,
por misteret dhe lemeritë kanë mbetur, natyra njerëzore shfaqet në forma të rrepta, të egra e të buta hera-herës,
ndaj verbëria vërtetë nuk lufton për pasurim vetjak, por është dëftimi që kulturon një botë të tërë,
ndriçon mendje, kall mëshirë e dëshirë, për njerëzinë e madhe, për lirinë që valëvitet në flamuj shumëngjyrësh, të ushtrive të shkatërruara, të njerëzve, me kocka sakatuar.

Eh i verbër jam, botën si funksionon do ta dëftoj, në rrugët e vërteta që kanë male të tërë si pengesë e madhe...i verbër.

DËRGOI: