>
LETERSISHQIP

Rrufetë E Zeusit

Zeusi lart mbi Olimp lëshon vetëm rrufe, se mizor është, ndër të gjitha perënditë dëshiron të vendosë diktatin,
e gumëzhin rrufe e tij, një shpatë që bie mbi qafë të më të vegjëlve dhe të popullatës,
dhe e trand qytetin, e bën zjarr e flakë, një flakadanë i bukur, por i tmerrshëm njëkohësisht,
që prek zemrat, i ndez ato për revolucion të pakthyeshëm, i bën të ngrihen në këmbë kundër së ligës.

E rrufetë e Zeusit janë magjia mbi Athinë, janë rreth e rrotull të një Greqie të lashtë që flakëron ndër qiej e tokë të zjarrtë,
ata janë të bukura aq sa të verbojnë, të mbushin shpirt e zemër me lot sa Deti Jon,
ata shkrepëtijnë ndër yjet e lartë të gurëve të lashtësisë, e djegin çdo send e kafshë të gjallë,
se kryeperëndia përpos se mban rend, siguri dhe është shtetar, dëshiron edhe dele në hell, si spektakël mizorie.

E jetën ndryshe nuk mund ta kuptojmë, përpos se me një Promete, që rrufetë i shndërron në zjarr dhe ngroh shtëpitë e njerëzve,
e perëndia që mbron njerëzit, nën vuajtje lëshon rrezet ndër popullatë, dhe pse shkaba ia ha zemrën vazhdimisht,
e ndoshta do të flijohet Prometeu, varur përmbi shkëmb, si ndër kryq të Greqisë moderne,
por se në këtë botë ka edhe vdekje të bukura, e ata janë kur shkrumbohesh në zjarrin e lirisë.

DËRGOI: