Më mbaj mend (për 1 muaj)

Dhunë E Ter Ditë E Natë

(Mbi plagosje e vrasja rinore, subjekti nga ngjarje reale e kronikës së zezë)
Dhune e terr, e bashkë me ta edhe urrejtje nxitur e futur thellë në tru të kombit tim,
urrejtje që përhapet si sëmundje e ligë në trupin e atdheut që vetëm lëngon,
e dhimbja vjen e bëhet më e fortë, më e nxirë, më e terrtë,
plagë të shpirtit ky dhe e truall shpesh trillon, pllakos.

Ndër sende të këqija shkojnë duart e njohma të rinisë së atdheut tim,
urrejtja kultivohet si lule e keqe në kopshtin, ku duan ta shqyejnë përditë,
e për rrjedhojë gjembat shpesh fitojnë edhe mbi trëndafilë,
i presin lulet, e siç thotë Andriç, të këput mëria, mendje e ligë, e kombi shtriqet, në dhe të kalbur e të liq.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet