>
LETERSISHQIP

Turbullira Të Pamundësisë

Turbullira të pamundësisë veniten kudo në sytë tanë, në ata sy që shohin realitetin mjeran çdo ditë,
në situata të këqija e të shkreta, të mjera e të poshtra, që vret ëndërra fëmijërore, adoleshente e rinie disa herë te tjera,
e që bën fëmijën e parritur të mendojë se në pamundësinë të zgjidhjes të shkojë në litar apo emigrim,
e nga presioni i madh e mos-zgjidhja, shkon e bën atë që është më e rënda.

E kjo është një jehonë e zezë, e dhomës me merimanga, e kasolles me kashtë, e fëmijës së sëmurë që edhe pse dhimbje ndjen, nuk flet,
e heshtja flet më shumë se çdo e thënë përtej mortjes, përtej një varri të hapur, para kohës,
e heshtja është varr i përbashkët, është mjerimi që pllakos ata që ndjejnë dhimbjen,
është fundi i një shpirti djaloshar, që e mbyt veten me një heshtje të rëndë, që shkon të pafundësi e përjetësi.

DËRGOI: