>
BIOSHQIP
Biografia
Dizzies eshte bend indie eksperimental nga Prishtina, Kosova. Paraqitjet live bendi i perfundon me sesione psikodelike te zhurmshme dhe eksperimentale. Bendi eshte formuar nga ish anetare te bendit Gillespie dhe Gre3n. Shumica e teksteve te kengeve avokojne per te drejten e njerezve per jetese ne mjedis te shendoshe.

Me ni dhome, n’karrikat e pozicionume n’forme t’rrethit, n’mesin e shum tjerve gjenden edhe Senor Miguel, El Gjiis, Herr Mustafa edhe Mister Prenki. Secili e ka historine e vet – Senor Miguel kallxon per ni serenate per Alejandra, El Gjiis per kerrin e tij t’qujtun ‘Agustina’, Herr Mustafa per donerat edhe qebapat e ma vone ja nisi per ndertimtari – si pjese e punes baushtele qe e kish pas bo n’Gjermani e Mister Prenki ngonte ton kohen n'qetsi edhe keshke vazhdimisht. N’dhom u bo nxeht edhe bendi vendosi me dal n’ajr t’paster e qeshtu u formu ‘the Dizzies’, - nje bashkim i papare i ndjenjave dhe emocioneve ku historite tregohen ne vazhdimesi dhe jo vetem njerezve te ulur ne karriget e pozicionuara ne forme te rrethit dhe c’eshte me e mira – Mister Prenki vazhdon te buzeqeshe.

El Gjiis (Isah Mustafa) Bas Gitare
Senor Miguel (Guri Shkodra) Gitare
Her Mustafa (Faton Hasani) Tupana
Mr. Prenki (Gent Nimani) Gitare

Në Maj 2010, Dizzies marrin pjesë në VFM 2010 me këngën "Per Shkak Teje".

Në Maj 2010, Dizzies marrin pjesë në Top Fest 7 me këngën "Etj Etj".