>
BIOSHQIP

Era Istrefi Zëri Favorit I Dj Blunt

21-07-2015
Dyshja e njohur Dj Blunt dhe Real 1 para pak kohe kanë publikuar këngën e tyre më të re “Xhinset”, të cilës ia kanë bashkangjitur edhe videoklipin i cili u prit dhe u komentua pozitivisht nga fansat.

Në një intervistë për Indeksonline, Dj Blunt, ka thënë që janë ndarë shumë të kënaqur me suksesin e këngës dhe pritjet që i janë bërë dhe se gjatë muajit shtator do të publikohet edhe kënga tjetër përsëri në bashkëpunim me Real1.

“Jemi shumë të kënaqur me suksesin e fundit të këngës “Xhinset”, është prit shumë mirë nga fansat derisa jemi duke punuar edhe në një këngë tjetër përsëri së bashku me Real1 të cilën do ta publikojmë gjatë muajit shtator”, ka thënë Blunt.
Ndërsa sa i përket sezonit veror, për momentin Blunt tha se janë duke marrë pjesë në koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

“Tash gjatë sezonit të verës jemi duke marrë pjesë nëpër koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, zakonisht ngado që shkojmë na presin shumë mirë dhe jemi shumë të kënaqur me pritjet që na bëhen” , është shprehur Dj. Blunt.

Sa i përket estradës dhe zërave të ri të cilët dita ditës po i shtohen skenës sonë muzikore Blunt ka folur për favoritin e tij...

“Ndër zërat e ri që po i shtohen skenës shqiptare, sukses të madh është duke treguar Era Istrefi e cila padyshim që është edhe njëra ndër favoritet e mija”, tha Blunt.

E krejt në fund të bisedës Blunt, ka bërë të ditur që në një të ardhme të shpejtë do të sjellë edhe një bashkëpunim tjetër me njërin nga zërat e estradës sonë por që është ende herët të bëhet e ditur se për kë është fjala.
(Indeksonline)

Era Istrefi Zëri Favorit I Dj Blunt