>
BIOSHQIP

Dj Blunt, Gjithmonë I Muzikës

01-07-2012
DJ Blunt nuk di të ndalet. Ai thotë se gjatë kësaj vere pritet që të këtë edhe një numër të hiteve që të gjithë do të mund të argëtohen më to.

Prej cilës moshë keni fillu mu marr me punën si Dj ?

Interesimin për muzikën e kam pasur qysh në fëmijëri ku në moshën 14 vjeçare i kam pasur instrumentet e para (tupanat) dhe p oashtu në atë kohë kemi qenë të rinj dhe kemi pas bende tona të shumta dhe koncerte të shumta. Me kalimin e kohës dmth nga mosha 17-18 kam shfaqur interesim të madh për "Turntables" dhe pastaj edhe si beat maker, me një fjalë kam interesim shumë të madh për muzikën dhe ma tërheqin vëmendjen të gjithat zhanret e muzikës sepse jam rritur në këtë frymë dhe kam dëshirë të hulumtoj dhe të krijoj në zhanre të ndryshme...

Qysh ka ardh ideja që ti me Real 1 mu bashkëpunu?

Bashkëpunimi me Real1 ka fillu normal si shokë në fillim dhe pastaj kur e formuam grupin tonë bashkë me Bimin edhe Ergenin "NR" nga aty vazhdoj bashkëpunimi me Realin edhe pas ndarjes së grupit "NR".

Je I vetmi DJ që bon videoklipe edhe bashkëpunime, çka mendon për këtë gjë?

Unë nuk mendoj që cdo Dj duhet të ketë bashkëpunime ose këngë apo videoklipe të veta, Unë thjeshtë siç e thash më parë kam shumë interesim për muzikën dhe nuk e shoh vetën vetëm si dj i clubit ose si host ose si beat maker, Thjeshtë e preferoj ta zgjeroj muzikën time në çfarëdo aspekti dhe po ashtu mendoj që çdo artist i mirëfilltë duhet të investoj në muzikë apo në punën që bën. Për këtë arsyeje unë krijoj edhe albume edhe videoklipe...

A je pjesë e ndonjë label-I në Kosovë?

- JOOOOO ASNJËHER!!!!

Në botën e producentëve me kënd bashkëpunon?

- Punoj më së shumti me Florent Boshnjakun dhe Enis Preshevën po normal edhe me gjithë të tjerët kudo që janë në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni.

A pritet ndonjë bashkëpunim I ri ?

Aiiii unë mendoj që kjo do jetë vera e jonë...ahahaha po boj hajgare..po kemi shumë bashkpunime këtë vit... tu fillu nga Noizy, Etnon, Big Basta, Kaos, Gold Ag, p.i.n.t.-at,etj etj etj...

Qarkullojnë fjalët se klipet e juaja janë të huazuara, çka ki me ju thonë njerëzve për këtë?

Fakt është që ka ndodh kjo gjë dhe jo vetëm te klipi jonë por te shumë e shumë klipe tjera të çfarëdo lloj zhanri. POR, unë dua të them që ne nuk jemi produksion i klipeve. Na nuk bojm klipe, unë personalisht nuk shikoj aq shumë klipe dhe dua të them që ne punojmë me produksione të ndryshme dhe nëse një produksion që ne punojmë e vjedh klipin unë skam qa me bo përveç se mos me punu me atë produksion kurrë mo. Dhe shpresoj që nuk do ndodhë më kurrë, ne si artistë kurrë nuk mundemi me dit se ku është vjedhur apo a është vjedhur klipi derisa sa te qesin njerzit vet. Thjeshtë nuk është faji i jonë.

Çfarë teknike përdor për me lëshu muzikë?

Unë dhe Reali i përdorim: - 2x gramafona technics mk5, 1x mikser pioneer djm 909, 1x dicer, 1x sampler sp 404, 1x laptop mac book pro, 1x serato scratch live4, 1x shure mikrofon...

Çka mendon për Dj-at e ri, edhe çfarë porosie ki për ta ?

Unë shumë kam qef kur ti shoh dj-at e rij që kanë talent dhe vullnet për muzikë edhe pse këtu te na nuk janë kushtet shumë të mira edhe më vjen mirë kur më pyesin për çka do edhe kam dëshirë edhe të ju ndihmojë me koncerte ose me instrumente sa here që kam mundësi.

Çfarë hobi ki, a lun naj sport ?

Po ushtroj fitnes sa herë kam kohë ose mundësi...

Sa tatu-ja I ki, edhe çfarë domethënie kanë?

I kam 4 tatu-ja... në dorën e majtë e kam një tatu me një "koi fish japan" i cili me sjell fat dhe është me shumë ngjyra dhe secila ngjyrë e ka domethënien e vetë për secilin anëtarë të familjes...Në krahun e djathtë e kam një "maori tatu" që nuk do të thotë diçka të veçantë vetëm se më pëlqen, pastaj në dorën e djathtë e kam një tatu me 2 zare me nr.7 të cilat janë në flakë. Zaret e kanë një domethënie të veçantë për mua sepse në muzikë ose edhe në jetë nuk mjafton vetëm të jesh i mirë apo i fortë por duhet të kesh shumë shumë fat. Dhe më në fund nr7 në zare është nr fitues. Tatu-ja ime e 4 është në shpinë ku e kam të shkruar emrin tim "DJ BLUNT" këtë e kam që gjithmonë të mendoj se ku kam qenë dhe ku jam tani e të mos e harrojë kurrë vetën.

Ti dhe Real 1 jeni të vetmit që jeni Dj dhe Host, a mendoni që duhet me pas edhe tjerë si ju ?

Po patjetër që duhet me pas edhe host-era tjerë por nuk kanë nevojë me qene si na, por ta kenë stilin e vet.

Çfarë plane keni për këtë verë?

Këtë verë do kemi shumë shumë bashkëpunime, pastaj jemi duke e përgatitur një turne të madh me real1 nëpër krejt Kosovën, Shqipërinë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Bujanoc dhe mezi s'po presim mi kall krejt koncertet...
(Express )

Dj Blunt, Gjithmonë I Muzikës