>
BIOSHQIP

Dj Blunt & Real 1 Po Sjellin Videoklipin E Këngës “Nëse M'don Ti”

23-06-2014
Dyshja e njohur e skenës sonë Dj Blund e Real 1 bëjnë me dije se projekti i tyre i ri vetëm sa nuk ka dalë në treg. Këtë e ka bërë të ditur Dj Blunt në faqen e tij zyrtare në rrjetin social ‘facebook’, ku edhe ka treguar titullin e këngës më të re.



“Coming soon New Video Blunt & Real Nëse mdon ti”, ishte mbishkrimi i njërit ndër DJ më të kërkuar shqiptar. Ndryshe dyshja e njohur jo shumë kohë më parë kanë ardhur në bashkëpunim me këngëtaren Dafina Zeqiri, këngë kjo e cila ende zë vend ndër këngët më të dëgjuara nëpër ndeja në mbarë vendet shqipfolëse.


Dj Blunt & Real 1 Po Sjellin Videoklipin E Këngës “Nëse M'don Ti”