>
BIOSHQIP

Dj Dalool, Ti Je Ajo

14-06-2012
Me stile te ndryshme por me mesazhin e njejte, kengetaret Dalool dhe Andosi sjellin ne trege kengen me te re, te titulluar "Ti je ajo".

Kenga eshte ne dy versione ne shqip dhe anglisht "The one", e tekstshkruar, kompozuar dhe orkestruar nga vet Dalool dhe Andosi. Nderkaq kane mbetur vetem edhe disa dite qe ky projekt te lansohet ne treg.

"Kemi punuar mjafte shume ne kete kenge. Me Andosin kemi pasur bashkepunime edhe te meparshme, mirepo kenget nuk i kemi publikuar. Ndersa kjo eshte hera e pare qe po lansojme ne treg nje kenge duet. Kenga eshte e zhanrit progresive house, nje stil me ndryshe ne skenen muzikore. Uroj qe te pelqehet ne publik", ka thene Dalool per "Zeri".

Aktualisht ata jane duke realizuar edhe xhirimet e klipit, te cilat jane duke i bere ne Gjirokaster ne bashkepunim me produksionin "EMF Creative".
(k.bajrami/zeri)