>
BIOSHQIP

Dj Dalool, Tani Edhe Versioni Në Anglisht

01-08-2012
Tani adhuruesit e këngës "Ti je ajo" mund të dëgjojnë versionin në gjuhën angleze. Andosi dhe Dalool kanë realizuar këtë këngë edhe në versionin anglisht dhe sipas tyre kjo këngë do të pëlqehet në publik. "Suksesi i këngës 'Ti je ajo' nuk ka munguar fare, jemi mjaft të kënaqur që kjo këngë është bërë me të vërtetë një hit veror dhe duke u nisur nga fakti se kënga po vazhdon ende të pëlqehet në publik vendosëm që t'ia realizojmë versionin në gjuhën angleze", ka thënë Dalool për "Zëri".

Dalool deri më tani ka pasur bashkëpunime të shumta me këngëtarët e estradës sonë dhe bashkëpunimin me Andosin e cilëson shumë të suksesshëm. Ai për të ardhmen planifikon edhe një bashkëpunim të radhës, mirëpo nuk preferon të flas shumë deri në përfundim të projektit.
(K. Bajrami / zeri)

Dj Dalool, Tani Edhe Versioni Në Anglisht