>
BIOSHQIP
Biografia
Dj Geek është një dj i suksesshëm në muzikën shqiptare, i cili ka nisur luajë nëpër klube të ndryshme që prej vitit 2012-të. I lindur në Prishtinë, ai ka mundur të depërtojë me muzikën e tij në gjithë trevat shqiptare, duke u shndërruar në një prej dj-ve më të preferuar të momentit. Ai madje synon të marrë pjesë në ndonjë festival europian.

Më datë 24 Dhjetor 2016, Dhurata Dora & Dj Geek publikojnë videoklipin "Ayo". Teksti i këngës u shkrua nga Gent Fatali & Dhurata Dora. Produksioni audio u realizua nga Alandy.

Më datë 4 Korrik 2018, Dj Geek publikon videoklipin "Sekreti", në bashkëpunim me Argjentina Ramosaj. Teksti u shkrua nga Vig Poppa. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 22 Dhjetor 2018, Dafina Zeqiri & Dj Geek publikojnë videoklipin "Alo" dhe është kujdesur vetë për tekstin e këngës. Muzika e këngës u punua nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Liridon Berisha & Gesko. Produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 31 Gusht 2019, Dj Geek publikon videoklipin "The Feeling", në bashkëpunim me Tanin.

Më datë 30 Maj 2021, Dj Geek publikon videoklipin "Futja Kepen", në bashkëpunim me Vig Poppën. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Vig Poppa. Videoklipi u prodhua nga kompania Entermedia.

Më datë 30 Dhjetor 2021, Dj Geek publikon videoklipin "Love Of Mine", në bashkëpunim me Dafina Zeqirin. Muzika e këngës u punua nga Dafina Zeqiri, ndërsa teksti u shkrua nga Elinel.

Më datë 23 Janar 2022, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Tdu-Duh", në bashkëpunim me Dj Geek. Muzika e këngës u punua nga Dafina Zeqiri, ndërsa teksti u shkrua nga Elinel.

Më datë 3 Shkurt 2022, Dj Geek publikon videoklipin "Fjale", në bashkëpunim me Yll Limanin. Muzika e këngës u punua nga Yll Limani, teksti u shkrua nga Elinel, ndërsa për orkestrimin u kujdes Deard Sylejmani.

Më datë 12 Prill 2022, Dj Geek publikon videoklipin "Ma Shume Se Ti", në bashkëpunim me Beatrix. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Vig Poppa, ndërsa orkestrimi u realizua nga Čekic. Produksioni audio u realizua nga Deard Sylejmani.

Më datë 3 Maj 2022, RØN publikon videoklipin "Ganja", në bashkëpunim me Dj Geek. Muzika e këngës është shkruar nga vetë RØN, ndërsa tekstin e kanë shkruar në bashkëpunim RØN, Dj Geek & Elinel. Produksioni audio u realizua nga RZON & PllumB.

Në vitin 2022, Dj Geek publikon albumin "The Beginning".

Më datë 28 Korrik 2022, Dj Geek publikon videoklipin "Raptish x Tranquilo", në bashkëpunim me SEMI. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga SemiAutomatik. Produksioni audio u realizua nga Deard Sylejmani.

Më datë 12 Janar 2023, Dj Geek publikon videoklipin "Nafije (Remix)", në bashkëpunim me Young Zerka, Dafina Zeqiri & Mc Kreshën. Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Young Zerka, Alandy, Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Elinel & Dj Geek kanë realizuar bashkë muzikën, Mc Kresha, Elinel, Dafina Zeqiri, Young Zerka & Alandy kanë punuar bashkë tekstin e kësaj kënge, ndërsa për arranzhimin u kujdes Alandy. Videoklipi u prodhua nga kompania Entermedia.