>
BIOSHQIP

Diellza Kolgeci: “Gazetarët E Meritojnë Një Gjysmë Byreku”

09-04-2014
Bukuroshja Diellza Kolgeci ka reaguar sot në lidhje me disa deklarata që ajo kishte bërë në Radio 21.

Gjatë ditës së djeshme u raportua që Diellza Kolgeci kishte thënë në emisionin “Prite të Gjelbrën”, të Radio 21 se pa problem do të bënte foto nudo nëse ato do të ishin artistike, si dhe do të luante një rol në një film erotik.

Këto deklarata të saj, dhënë këtij mediumi, i kishte transmetuar BallkanWeb dhe si zakonisht ato ishin përhapur në shumicën e portaleve në Kosovë dhe Shqipëri.

BallkanWeb e kishte transmetuar kështu deklaratën e Diellzës.

"Po (do bëja foto nudo), kur është artistike", theksoi Diellza, duke shtuar se do të luante edhe në filma erotikë.

Ajo ka shtuar se princin nuk e pret në kal, por në një veturë "xhip", teksa nuk e ka mohuar që është në lidhje dashurie, kishte shkruar portali.

Ndërkaq sot, Diellza ka shkruar në Facebook se gazetarët e këtyre portaleve e meritojnë ka një gjysmë byreku.

“Shumë kanë fillu këta ‘gazetarë’ të portaleve me qenë simpatik sepse një kohë i kam pas antipatik. Nga një intervistë live (që do të thotë kanë rastin me dëgju fjalë për fjalë ashtu si janë ) ata bëjnë lajm nga cinizmi dhe hajgaret e mija gjatë intervistës. E keni merituar me ju ble ka një gjysmë byreku (gjysmë sepse edhe ju fjalët mua po m’i gjysmoni )”, ka shkruar Diellza në profilin e saj në Facebook.
(Express)

Diellza Kolgeci: “Gazetarët E Meritojnë Një Gjysmë Byreku”