TEKSTESHQIP

Donika Gashi
Puthjet E Vonuara
Lyrics

Koha ecën shpejtë,
Pikëllimi mbytet n'lotin tim,
Vetëm dashuri e parë mbahet në mend,
Puthjet tjera treten në harrim.

Nata psherëtinë,
këngë të pakënduara,
Hëna m'i përvëlon,
Buzët e shkrumuara.

Jam e vetmuar sonte,
Në këtë natë të ftohtë,
Nata është shtrigë.
Jam e vetmuar,
Shtrima dorën e më ndihmo!

Ref:
Përkëdheljet përenduan
Me diellin e pranverës
Diku larg në horizont,
Puthjet u vonuan
Për nja dy shekuj,
E shekujt më nuk kanë rëndësi!