BIOGRAFIA: Dorian Nini është një këngëtar dhe autor këngësh i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo e lehtë. Dorian Nini u lidh me muzikën që në moshë fare të vogël, qysh se ishte 8 vjeç, kur nisi të studionte për violinë. Ndonëse nuk mundi ta fitonte menjëherë Institutin e Lartë të Arteve për shkak të “njollave” në biografi, ai mundi të spikaste edhe në Ansamblin e Ushtrisë, ku u përzgjodh nga kompozitori Aleksandër Lalo. Pikërisht aty i ra në sy edhe kompozitorit Çesk Zadeja, i cili do t’i besonte një këngë në festivalin e 11-të, “Erdh’ një djalë në f...