>
BIOSHQIP

Dorina Garuci: Më Mungon Gjithçka Nga Shqipëria, Veçanërisht Publiku

14-04-2013
Dorina Garuci eshte nje nder kengetaret e reja ne moshe, por me 12 vite karriere ne skenat shqiptare.

Ajo eshte ngjitur ne skene ne nje moshe shume te vogel per here te pare dhe me pas duke u bere pjesemarrese ne festivale femijesh, apo edhe si konkurrente ne skenen e “Gjeniut te vogel”, ne edicionin e saj te pare.

Sot ajo eshte studente ne Konservatorin e Vjenes duke i munguar per gati dy vjet skenes dhe ekraneve shqiptare. Per te mesuar me shume rreth kengetares se re dhe rreth karrieres se saj, lexoni intervisten e plote te dhene per suplementin “Koha Tjeter”.

Ju i keni munguar skenave shqiptare per nje kohe te gjate, pse?

I kam munguar skenave shqiptare per shkak te angazhimeve te mia. Une jam duke studiuar ne konservatorin e Vjenes, ne degen Mjuzikell dhe ndihem shume e privilegjuar sepse jam e para shqiptare qe po studioj ne kete dege dhe sic i themi ne nga Shkodra, duhet mbajtur flamuri lart me shume krenari.. Por edhe per faktin qe konkurruan 280 studente dhe u pranuan vetem 8 prej tyre, ku beja pjese edhe une. Kjo do te thote se eshte nje shkolle e standardeve shume te larta. Per mua eshte vertet shume kenaqesi qe ky impenjim me ka mbajtur dhe me mban shume te angazhuar atje. Une jam kthyer vetem per aktivitete qe jane teper te rendesishme, ne te kundert eshte e pamundur.

Cfare ju beri ju fituese, mes aq shume konkurrenteve te tjere?

Une u paraqita ne konkurs me nje siguri per te luftuar per ate qe doja te siguroja, jo me sigurine se do te fitoja. Shkova atje si nje vajze e thjeshte, ashtu sic duhet te jete cdo njeri ne fakt ne jeten e perditshme. Mendoj se ajo qe me beri mua fituese, ishte puna shume e madhe dhe eksperienca ime 12-vjecare ne muzike, qe me ndihmoi jashtezakonisht shume. Tani nuk mund te flas shume per veten, si talenti etj, por mbi te gjitha eshte deshira, pasioni dhe mbi te gjitha vullneti per te arritur ate cka do. Do te doja qe t’u thosha te gjithe te rinjve qe deshirojne te konkurrojne ne shkollat jashte, qe te jene te vendosur per ate qe deshirojne te arrijne, me pas i arrini apo jo eshte tjeter gje, pasi jeta eshte lufte ne teresi dhe cdo dite duhet te luftosh keshtu qe e mira eshte qe te kesh optimizem, pa kaluar ne egoizmin e keq. Pasi ata qe perpiqen dhe punojne per ate qe duan, Zoti nuk do jua hedhe asnjehere mundin poshte.



Mjuzikelli ne baze te veten ka edhe aktrimin, ju a kishit talent edhe ne kete fushe?

Normalisht aktrimi sic thate ju, por edhe kercimi, pasi edhe ai eshte pjese e mjuzikellit, ishin dicka e re per mua, sepse nuk i kisha provuar me pare pervecse si nje amatore. Ndersa sa i perket kenges tashme kam 12 vite karriere dhe nuk eshte dicka e re. Gjate konkurrimit qe bera atje, doli qe isha mjaft e talentuar qe gje qe e kisha zbuluar edhe me pare, me ane te mimikave te mia, gjate interpretimeve te mia, sepse nder bazat e aktrimit eshte edhe plastika e fytyres, dhe ajo nuk me mungon. Sa i perket baletit me ndihmon shume edhe fiziku im, keshtu qe shume faktor qe me kane ndihmuar shume per te studiuar pikerisht ne kete dege, por sigurisht qe puna nuk mungon, sepse te duhet shume pune per te ecur perpara.

Nderkaq meqenese po flasim per trupin, keni linja perfekte, si te nje modeleje do te thosha, ka nje sekret ketu?

Ne radhe te pare te falenderoj per komplimentin, po do te thosha se nuk kam asnje sekret, eshte shume natyrale dhe gjenetike. Ne shkolle ne kemi edhe aktivitet te perditshme, ku bejme fitnes dhe ushtrime te ndryshme baleti, kjo me ndihmon qe trupi im te jete edhe me ne linja edhe me ne forme.

Ju studioni ne vitin e.... ?

Edhe per pak une mbaroj me sukses mund te them, vitin e pare, sepse kam mbaruar semestrin e pare dhe kam nisur semestrin e dyte dhe presim qe te shfaqim premieren e semestrit te dyte ne dy data te rendesishme ne maj.



Edhe per sa vite duhet te studioni atje?

Edhe per tre vite te tjera. Konservatori eshte kater vite dhe cdo vit diplomohen nga tete studente. Sic e thashe edhe me lart nga 280 konkurrente, perzgjidhen vetem tete dhe realisht une jam e privilegjuar qe po perjetoj kete eksperience te mrekullueshme.

A dini ju ndonje emer te njohur te Mjuzikellit qe eshte diplomuar ne kete konservator?

Po ka shume, per shembull eshte Pia Duopes, e cila eshte austriake ne fakt por tashme ka kontrata ne te gjithe boten, duke performuar me trupa te ndryshme dhe eshte nder me te kerkuarat sot per sot.

Cfare te mungon me shume nga Shqiperia atje ku jeton momentalisht?



Duke qene se une u ktheva posacerisht per ftesen qe me bene organizatoret e spektaklit “Gjeniu i vogel”, kuptova se me kishte munguar jashte mase publiku im, publiku shqiptar. Isha vertet shume e emocionuar edhe pse nuk jane shume vite qe une jam larguar nga Shqiperia, por gjithsesi kam dy vite qe i kam munguar dhe me ka munguar, pasi me merr malli shume per skenen shqiptare. Me mungon gjithcka mund te them nga Shqiperia, por kryesisht qyteti im Shkodra qe une e kam ne zemer. Une cdo dite qe shkoj ne shkolle, vec synimeve profesionale qe i kam vene vetes, synimi tjeter eshte qe te mbaj lart edhe flamurin shqiptar.

A keni ju kontakte me studente te tjere shqiptare qe studiojne ne Vjene?

Po patjeter qe kam kontakte me studentet shqiptare, qe jetojne ne Vjene. Une kam shume miq qe me kane ndihmuar kur une kam shkuar ne fillim ne Austri. Me kane qendruar shume afer dhe me kane mbeshtetur. Kam edhe nje mikun tim qe studion po ne konservator me mua, por ne nje fushe tjeter, kjo me ben te ndihem shume mire se nuk ndihem vetem, por edhe sepse ndihem me afer vendlindjes time.

Cilat jane projekt tuaja me te aferta, cfare te pret kur te kthehesh ne Vjene?

Sapo te shkoj kam provat gjenerale per premieren, qe per ne eshte edhe provimi i semestrit. Kemi ne plan edhe nje operete qe do te mbahet vitin tjeter, por qe ne punojme qe nje vit para, sepse te duhet te pergatitesh shume mire. Pasi edhe per kete premiere ne kemi gjithe semestrin qe pergatitemi, sepse mjuzikell aq sa i duhet kohe, nuk ka kohe ne dispozicion.

Ju flisni ne gjuhen gjermane apo anglisht?

Gjithcka eshte ne gjermanisht, ka mjuzikell te ndryshem qe mund te interpretohen edhe ne anglisht, por ne shumicen e rasteve jane ne gjermanisht.



Duket se jeni shume e impenjuar me studimet tuaja, kjo do te thote se ju nuk do te jeni as kete vit, pjese e skenave te festivaleve te ndryshme?

Deri tani nuk kam pasur mundesi te jem dhe kam refuzuar shume ftesa qe me jane bere dhe me vjen vertet keq, por ka qene e pamundur per mua. Me vjen keq per te gjithe ata kompozitore te shquar qe me kane kerkuar dhe me kane bere ftesa si per koncerte te ndryshme ashtu edhe per “live”, une gezoj shume respekt per ta dhe vertet jam shmangur pak, por gjithmone me deshiren per t’u kthyer dhe pse jo, te kthehem ndryshe. Ndoshta vitin qe pason mund te jete ne projekt dicka, por eshte ende heret per te folur, pasi koha ime eshte shume e limituar dhe nuk mund te jap nje pergjigje konkrete. Edhe pse deshira eshte shume e madhe, por ndoshta, nuk i dihet.

A do te kemi gjate kesaj kohe nje kenge tuajen te re?

Momentalisht jo. Megjithese jam duke menduar per nje kenge te re qe kam deshire te sjell, ajo eshte promovuar vetem nje here ne “Top Fest” para disa viteve, por duke qene nje krijim shume profesional, une deshiroj qe mos ta humb si kenge. Kam menduar qe ta shoqeroj edhe me nje klip shume te thjeshte, qe deshiroj ta bej ne Vjene, shpresoj qe ta realizoj kete per te gjithe fansat e mi, te cilet me pyesin gjithmone, shume te interesuar se cfare po bej, ku ndodhem e te tjera si keto.
(Yllka Selita Koha Jone)

Dorina Garuci: Më Mungon Gjithçka Nga Shqipëria, Veçanërisht Publiku