>
BIOSHQIP
Biografia
Dorina (Nizami) Tiko është një soprano koloraturë, e cila spikat për zërin e veçantë dhe potent. Teksa vazhdonte Liceun Artistik Jordan Misja, Dorina u njoftua për një audicion në një nga studiot muzikore me qëllim formimin e një grupi këngëtaresh vajza. "Spirit Voice" ishin grupi i parë femëror në Shqipëri me një karrierë të shkëlqyer, që i solli publikut plot këngë dhe energji në të gjitha interpretimet e tyre. Dorina ka qenë një nga autoret e shumë teksteve për Spirit Voice. Grupi vazhdoi deri në vitin 2000, kur Dorina niset për në USA dhe Elia për të vazhduar studimet e aktrimit në Paris.

Dorina vazhdon jetën në Amerike me dy djemtë e saj Nick dhe Alex Tiko. Ajo e ka vazhduar karrieren atje duke kënduar në koncerte të ndryshme për komunitetin shqiptar në shtete të ndryshme.

Në Maj 1997, Spirit Voice marrin pjesë në Këngët E Stinës 1997 me këngën "Fuoristrada".

Në Dhjetor 1997, Spirit Voice merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën "Mbi Mesdhe".

Në Maj 1998, Spirit Voice marrin pjesë në Këngët E Stinës 1998 me këngën "Çokolata".

Në Nëntor 1999, Spirit Voice marrin pjesë në Kënga Magjike 1999 me këngën "Rruga E Jetës".

Në Dhjetor 1999, Spirit Voice marrin pjesë në Festivali i 38-të në RTSH me këngën "Nese Ndryshoj, S'me Tremb Erresira".

Në Dhjetor 2000, Spirit Voice marrin pjesë në Festivali i 39-të në RTSH me këngën "Princi Im".

Në Nëntor 2001, Spirit Voice marrin pjesë në Kënga Magjike 2001 me këngën "Nga Dhe Ku".

Në Maj 2013 dalin në iTunes dy këngët e saj solo "With You" dhe "I Feel Your Love".

Në Nëntor 2013, Dorina Tiko merr pjesë në Kënga Magjike 2013 për here të parë si soliste me këngën "Gjithmonë Me Ty".

Më datë 24 Tetor 2018, ndahet nga jeta bashkëshorti i Dorinës, Xhuljan Tiko në moshën 41 vjeçare. Një fatkeqësi me të cilën Dorina po përballet çdo ditë dhe mundohet të gjejë forcë tek dy djemtë e saj Nick dhe Alex Tiko.