>
BIOSHQIP

Fshihet Kënga E Dr. Florit, Shpërthen Landi: Ka Shtet K’tu Or Ti

21-10-2015
Landi i West Side Family ka reaguar përmes një statusi të gjatë të lëshuar nëpërmjet rrjeteve sociale pas heqje së këngës të Dr.Florit nga kanali Youtube.

“Zemërthyer” u hoq nga youtube pa u ditur shkaqet, pavarësisht që thuhet se bëhet fjalë për reklamat e treta në klip.

“Nuk e di qëllimin dhe arsyet, pavarësisht dyshimeve të mia ose “vërtetësive” të të interesuarëve”, ka thënë Landi ndërsa që i “drejtohet” mikut të tij të ndjerë:
“Floro

Para ca ditësh bëra një postim për ty në këto rrejte budallaqe (Facebook), të cilin, nbdër të tjera e shpërndau edhe Aurela Gaçe. Ndër komentet e shumta ishte edhe ai i Çiljetës ëq nëse e mbaj mend mirë thoshte: “E kan heq klipin (Zemërthyer) nga youtube dhe që unë iu përgjigja se: “Ka shtet k’tu or ti”.

Nuk e di qëllimin dhe arsyet, pavarësisht dyshimeve të mia ose ‘vërtetësive’ të të interesuarëve.

Nuk e di nëse ua ke kërkuar ti këtë, ose edhe ndoshta mundet t’ju jesh shfaqur në ëndërr e t’jua kesh thënë në rrëze të veshit: “Hej plako, jam Dr Flori. Unë ika tashmë, kënga nuk vlen më, ndaj qërroje, censuroje, zhduke nga faqja e dheut, sepse une ika tashme e gjithçka ndryshoi për të mirë. Shqipëria lulëzoi.

Shqipëria do të shoh ditë të bardha. Politika nuk do të jetë më kurvë s më parë, nëse kënga Zemerthyer, me sukses do të zhduket nga youtube por sbesoj se do i kesh thënë këto në rrezen e veshit të ndokujt”, ka shkruar Landi.
(Indeksonline)

Fshihet Kënga E Dr. Florit, Shpërthen Landi: Ka Shtet K’tu Or Ti