>
BIOSHQIP

Dr. Flori: Nuk E Kam Zakon Te Tallem Me Njeri

02-07-2012
Ka fituar tashme vendin e tij te rendesishem ne tregun muzikor shqiptar, pasi kenget e Dr. Florit behen gjithmone hite. Krijimi i tij i fundit mban titullin "Ku ka si Tirona" dhe eshte nje bashkepunim me kengetarin dhe humoristin Ermal Mamaqi. Djemte e kane sjelle kengen me nje videoklip shume simpatik, i cili brenda pak ditesh mori me shume se 100 mije klikime. Arsyet e ketij suksesi dhe vendin qe ze Tirona ne jeten e tij, Dr. Flori na e rrefen ne kete interviste.

Cilat kane qene reagimet qe keni marre per kengen "Ku ka si Tirona"? Cfare mendon se ka terhequr me shume?
Kane qene pozitive. Eshte pelqyer si kenge dhe eshte pritur mjaft mire. Mendoj qe njerezve iu ka pelqyer cdo element dhe detaj i kenges dhe i klipit. Kane pelqyer tekstin, melodine, nostalgjine qe percjell, humorin...

Po Kaltrines se vogel, i pelqen?
I pelqen dhe e kendon. "Ku ka si Tirona" eshte nje kenge qe me nje te degjuar mbahet mend.

Po reagimet e disa artisteve, te cileve me sa duket nuk u ka pelqyer kjo kenge dhe e kane konsideruar si tallese, i ke degjuar?
Eshte mendimi i tyre dhe per mua nuk perben ndonje problem. Mund te them qe vetem kenge tallese nuk eshte, perkundrazi. Kjo eshte nje kenge nostalgjike per Tiranen... Pastaj "tallese" eshte fjale e keqe dhe une nuk e kam zakon te tallem me njeri.

Nuk eshte hera e pare qe Dr. Flori i kendon kryeqytetit. Cfare eshte Tirona per ty?
Tirana per mua eshte kryeqyteti i Shqiperise dhe i gjithe shqiptareve, eshte vendi ku realizohen endrrat. Ne Tirane une kam jetuar, kam bere njohjet e mia, kam bere karriere, jam realizuar. Nuk e nderroj me asnje qytet ne bote.

Ju kane bere ndonje ftese per te kenduar neper dasma? Keni pranuar?
(qesh) Jo, nuk na kane bere dhe nuk besoj se mund te ndodhe. Megjithese nuk i dihet... Nese na ftojne edhe mund te pranojme (qesh).

Si ishte te punoje me Ermalin dhe djemte e "Apartamentit 2XL"? Keni bere aq gallate sa duket ne klip?
Atmosfera gjate xhirimeve te klipit ka qene ashtu sic e keni pare. Pavaresisht humorit, cunat, bashke me Ernis Cilin, kane bere nje pune te madhe dhe serioze, si per regjine, ndricimin etj. Ishte nje eksperience shume e bukur dhe ne ishim nje grup shume i mire.

Ky do jete i vetmi hit veror, apo po punon per dicka tjeter?
Une gjithmone vazhdoj punoj, derisa kenget vazhdojne pelqehen. Publiku e ka ne dore kete pune. Momentalisht kam ne dore nje kenge tjeter, qe do publikohet se shpejti. Eshte nje kenge krejt ndryshe, fiks per stinen e veres, e cila besoj se do te luhet ne te gjitha club-et.

Po kengen "Boom" pse ia dhe Aurela Gaces?
Sepse me pelqeu ideja qe ta kendonte Aurela dhe mendoj se bera mire.

Eshte me i bukur versioni i "West Side Family", apo ai i Aurela Gaces?
E jona eshte me specifike dhe me karakter me social, ndersa e Aureles eshte me komerciale, flet per ritmin e muzikes shqiptare. Jane dy gjera te ndryshme, por secila e bukur ne menyren e vet.

Na ka marre malli per "West Side Family"... Te vazhdojme te mbajme shpresa?
Veshtire! Tregu yne muzikor eshte shume i vogel per nje grup. Ne me cunat kemi punuar shume dhe kemi pasur jetegjatesi, por eshte e veshtire. Megjithate, them se nje kenge do e bejme, se duhet ta bejme dhe nje kenge tjeter.
(adelajda xhamani/bluetooth)

Dr. Flori: Nuk E Kam Zakon Te Tallem Me Njeri