>
BIOSHQIP

Intervistë Në Zonë E Lirë: Dr. Flori – Droga Të Mund, Nuk E Kontrollon Dot

17-11-2014
Teksa spekulohet se Doktori Flori mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e overdozës, lapsi.al sjell intervistën e tij të fundit ku ai flet për drogën. Këtë intervistë ai e ka dhënë pas publikimit të këngës “Mos pi mall, bëj palestër”, një bashkëpunim me Ermal Mamaqin. Një rrëfim që e bëri për emisionin Zonë e Lirë të Arjan Çanit, më 27 qershor 2014.

“Ashtu të merr ajo (droga). Nuk e kontrollon dot atë… Rreziku është i madh. Është armë e fuqishme. Rreziku është i madh që të të mundi droga, jo ta mundë njeriu drogën, dmth ta kontrollojë” –shprehej ai në këtë emision teksa fliste për këngën dhe mesazhin që dy këngëtarët synonin të përçonin përmes saj. (minuta e 35:20 e videos – 36.09)
Ngacmimin e Çanit se “ju keni qenë dikur mallistë dhe tani s’jeni më”, Doktor Flori do ta linte pa përgjigje.
(Lapsi.Al)

Intervistë Në Zonë E Lirë: Dr. Flori – Droga Të Mund, Nuk E Kontrollon Dot