>
BIOSHQIP

Majk Po Përgatit Hitin Veror

01-05-2016
Pas projektit solo që rezultoi mjaft suksesshëm, Majk ka vendosur të vijë me një tjetër këngë vetëm.

Reperi i njohur tashmë ka realizuar këngën e shkruar nga vetë ai dhe do ta sjell të realizuar me videoklip nga produksioni Entermedia.

Xhirimet e videos do të fillojnë në javën e parë të muajit maj, ndërsa pritet të publikohet së shpejti.

Projekti i tij i fundit i titulluar “Dashni” ka arritur më shumë se 22 milionë klikime në kanalin “Youtube”.
(Telegrafi)

Majk Po Përgatit Hitin Veror