TEKSTESHQIP

The Dreams
Pusho
Lyrics

Zilen ores ia degjoj
Gjumi s'me le te shikoj.
Koken kthej ne krahun tjeter
Nuk ka zhurme qe te me zgjoje.

Refreni: x2
Pusho!
Mos thuaj nuk dua!
Pusho!
Mos thuaj nuk fal!
Çohem, shoh jam bere shume vone
Zyshen, mos, kush e degjon
S'ka njeri qe ironite
asaj femre ia duron
Partet nuk di ku i kam lene
Perplas deren, thyej nje xham
Kur te kthehem ne shtepi
m'u hap pune dhe me mamane.
Njerezit ne rruge i kaloj
Nuk kam kohe t'u flas me goje
Dhe qe nuk jam mendjemadh
me duhet qe t'i sqaroj
Hyj ne klase dhe ulerima
nis drejtohet per nga une
Mos bertit kaq fort mi zyshe
Mora vesh, thashe kisha pune.

Refreni: x2

Prepotenca nuk me le
s'me nxe klasa bashke me te
Dola jashte me nje urdher:
"Ne oren time mos hyr me"
Per sot shkollen e kam qare
Shfry e shfry "Kam per ta vrare"
Shkoj trokas ne nje klase tjeter
dua te dashuren te marr.
Ajo del e nervozuar
"S'je ne vete? S'te vjen zor?"
Dhe asaj i prisha pune
s'mund te dilte ate ore.
Sherri sherr
kur u pajtuam vajti ora per ne shtepi.
Me beri qe te betohem te kerkoj falje perseri.

Refreni: x2

Endem rrugeve,
nuk me behet qe te kthehem pa u erresuar.
Me ne fund takova prinderit
kur mesnata kish kaluar.
Hunde e buze
komplet te nxire
se une qenkam harrakat.
Gjene e mire qe nuk bertite,
fqinjet flinin se ish nate.

Vocal x2

Deri neser ne mengjes
koha me del qe te mendoj.
Po kur gjumi te ze vone
si sot neser prape do shkoje.