TEKSTESHQIP

The Dreams
Vij Nga Larg
Lyrics

Refreni:

Vij nga larg
Ish rruge e gjate
S'eca pak
Ish vetem nate
Jepme drite
qe te shikoj
Kam nje jete
qe mbijetoj.
Shpinen e kerrusur ze e kruaj mbi parvaz
te kohes, qe me mbylli ne kafaz.
Tani u rrita porsi tallaz
permbi det
qe ligjin ben e ligjin shkel po vete.
Kelthet
si çerdhe foshnjash ne maternitet,
ku lind nje shprese...
qe heret a vone edhe ajo do te vdese
e do te mbese epitaf
mbi varrin e pambyllur te nje jete
qe sot te hedh matane
e neser te merr me vete
per te te nxjerre ne rruge si nje tutor legal.
Makiazhin shembullor mbi nje ndergjegje skandal.
Veç fjale
mes rreshtash bosh qe perbejne nje fjalim
qe tjeter te premton e tjeter ka qellim.
Ndersa Uni im
as fare s'do t'ia dije.
Pas zjarrit te zotimit edhe prushi do te ngrije.
E do te vije pas tij
nje tjeter qe zotohet
se koken le pas teje
se eshte gati te copetohet per ty,

por zotohet, nuk betohet

Refreni x2

E pra Uni im
di ta beje kete dallim:
Mashtrimi eshte premtim,
premtimi s'eshte betim.
Betim me nuk ka.
Ai ka kohe qe ka vdekur.
Qe kur ish-ndershmeria xhepat i ka prekur
e kane djegur mos i ngelet as tymi e as hiri.
Trashegohet interesi qe tek "Dombi dhe i biri"
Se i miri
s'di te ece nderkohe qe duhet te vrapoje.
Njeriu fatit s'ia ka ngene
nderkohe qe fati e ve ne loje
dhe tall menderen
kur i gjori nis te vuaje.
Ai qe te premtoi, s'te njeh
per te do te mbetesh nje i huaj
me emer "popull".
Ca si teper pergjithesim...
e thone qe dardha bie nen dardhe.
Ke 600 vjet qe mbrun e brumi ende nuk ka ardhe.
Po nata po terhiqet
e dita njehere do zbardhe.

Refreni x4