>
BIOSHQIP

20th Century Fox Blejnë Këngën “Natën” Të Dren Abazit

14-03-2014
Produksioni i filmit me renome botërore, 20th Century Fox, ka blerë të drejtat e shfrytëzimit të këngës “Natën”, si kolonë zanore për filmin e ri “Let’s Be Cops”. Telegrafi ka mësuar nga burime të sigurta se kënga e titulluar “Natën” nën interpretim të Dren Abazit, është përzgjedhur si më e mira për filmin e 20th Century Fox në konkurrencë me dhjetëra këngë të tjera botërore. 20th Century Fox pas përzgjedhjes që bëri kompania “Visions from the Roof” vendosi të blente të drejtën e shfrytëzimit të këngës për filmin e ri hollywoodian, “Let’s Be Cops” ku rolin kryesor e ka aktori amerikan, Andy Garcia. Është hera e parë që një këngë moderne shqiptare bëhet pjesë e një prej filmave hollyëoodianë, ndërsa gjithë çka ka mbetur tani është që vet këngëtari ta konfirmojë lajmin dhe ta presim filmin.
(Telegrafi)