Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Dren Abazi: “Albumi Im I Ri Publikohet Në Fund Të Vitit”


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1
[29-05-2014]
Këngëtari i cili njihet për muzikën e tij ndryshe po sjell këngë të reja. Bëhet fjalë për këngëtarin Dren Abazi, i cili në një intervistë ka shpalosur se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re dhe se po punon për albumin e tij të dytë

Është bërë i njohur në publik përmes këngës së mirëfilltë që gjithmonë sjell në skenë. Është ky këngëtari Dren Abazi i cili para pak kohësh erdh në publik me këngën ‘Mbreti i natës’, këngë kjo e cila po pëlqehet shumë në publik. Por edhe pse këngëtari ende po shijon suksesin këngës së fundit, ai në një bisedë ka bërë të ditur se është duke punuar në risi.

“Sapo kam lansuar këngën time të re ‘Mbreti i Natës’, e cila është këngë e albumit tim të ri të cilin mendoj ta përfundoj në fund të vitit. Ndërkohë, jam në përgatitje të këngës së re e cila është në përpunim e sipër. Kjo këngë do të jetë e plotësuar edhe me videoklipin” , ka thënë Dreni në fillim të bisedës.

E si duket vala e albumeve që ka kapluar estradën tonë këtë vit, e ka marrë me vete edhe Drenin, pasi që ai ka theksuar se po punon me intensitet për albumin e tij të dytë, i cili, sipas këngëtarit, do të lansohet në fund të këtij viti.



Ndërkaq ky album do të jetë i cili për dallim nga albumi i tij i parë është album me këngët e tij autoriale me tekste dhe kompozime të tij “Albumi i parë i imi është lansuar në nëntor të vitit 2012 dhe po mundohem të mbajë një lloj vazhdimësie. Po i bie që tash pas dy viteve ta lansoj edhe albumit tim të dytë, që besoj që do të dalë në fund të këtij viti. Albumi do t'i ketë minimum dhjetë këngë, për dallim nga albumi i parë që ka pas edhe disa përpunime ‘remake’ të këngëve të vjetra që veç kanë ekzistuar, kështu që tash ky është album autorial komplet me krejt këngët e mia të kompozuara e me tekste të mijat” shton më tutje këngëtari.



I pyetur se a do të ketë ndonjë bashkëpunim me artistët tanë, Dreni është përgjigjur duke thënë “Po besoj që do të kem ndonjë bashkëpunim për albumin tim, por që njëherë nuk kam menduar se me kë dhe si do të jenë”.

E sa i përket mbrëmjeve të ndryshme muzikore, edhe Dreni ketë sezon ka shumë mbrëmje dhe ndeja “Mbrëmjet muzikore po shkojnë mirë si zakonisht, vera është pak më e nxehtë me angazhime më të mëdha. Kam koncerte brenda Kosovës, po ashtu edhe jashtë kufijve tanë” ka thënë për fund Dreni.
 (Express)

      Dren Abazi & Zig Zag Orchestra - Mbreti Nates [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet