>
BIOSHQIP
Biografia
Ai është nxënës në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan. Drioni është nxënës i shkëlqyeshëm, finalist i garave në lëndën e gjuhës shqipe të organizuara në nivel shkollor e poashtu edhe në gara të gjuhës angleze në shkollën “Britanica” njëkohësisht është edhe nxënësi shkëqyeshëm i klasës së VI në shkollën e muzikës-piano në klasën e profesoreshës Hajrije Bislimi. Drioni që në moshën 6 vjeqare filloi të merret me muzikë dhe t’i ngjitet skenës. Ai ka marrë pjesë në shumë gara për piano sinë nivel kombëtar e ndërkombëtar të organizuara nga” Pianisti i Ri” dhe” EPTA”, në Kosovë dhe Shqipëri, ku fitoi çmimet e para II dhe III. Ai poashtu është i suksesshëm edhe në këndim ,ku deri më tani ka realizuar tri këngë: “Qyteti im”,”Pasionet e mija”dhe “Piratët”,e cila është duet me motrën e tij Etikën. Me këngët e tij ai ka marrë pjesë në shumë festivale e koncerte të ndryshme,programe televizive-xhirime për Vitin e Ri dhe programe për fëmijë duke filluar nga festivali “Ditët e Planetit”, “Lyra Fest”, ”Dëbora”, “Fluturat”, ”Diamont Fest”, Koncerte për: Flakën e janarit, 17 shkurtin, Dita e çlirimit të Gjilanit, Ditët e diasporës, 1 qershorin etj. Në këto festivale e koncerte rrëmbeu çmime nga më të ndryshmet si “Vendi i parë”,”Vendi i dytë” dhe ”Vendi i tretë”, “Paraqitja Skenike”, ”Dueti më i mire” dhe shumë e shumë mirënjohje. Pra muzika për Drionin është një pasion i zjarrtë nga i cili çdo ditë dalin shkëndija të reja.

Etika Shaiqiri është e lindur më 22.01.2009, është nxënëse në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, po ashtu edhe nxënëse në shkollën e muzikës-violinë në klasën e mësueses Nizaqete Gagica. Në të dyja shkollat ka sukses të shkëqyeshëm. Etika për herë të parë iu ngjit skenës në moshën 3 vjeqare për xhirime të Vitit të Ri në televizionin First Channel-Prishtinë. Voglushja duke e dashur shumë muzikën e shoqëronte gjithnjë vëllaun e saj në shumë festivale e koncerte derisa edhe ajo doli me këngën Piratët duet me Drionin, ku edhe shpëblehej me çmime e mirënjohje. Dashurinë që ka për artin dhe muzikën e tregon edhe fakti që ajo ishte pjesë e performancave edhe si balerinë nga studio “Apoita”të cilat organizoheshin për nder të festave të ndryshme në Teatrin e Gjilanit e edhe në Teatrin “Dodona” në Prishtinë. Talenti i saj përveç muzikës shtrihet edhe në artin pamor.

Në Shtator 2016, Drion Shaqiri & Etikë Shaqiri marrin pjesë në Diamond Fest 2016 me këngën "Pasionet E Mia".

Më datë 25 Shkurt 2017, Drion Shaqiri & Etikë Shaqiri publikojnë videoklipin "Piratët".