>
BIOSHQIP
Biografia
Drita D’Avanzo është një nga emrat e njohur në televizionin amerikan si pjesë e reality show "Mob wives". Kjo shfaqje përcjell jetën e femrave, pasi burrat ose baballarët e tyre janë arrestuar dhe burgosur për lidhje me mafian.
Drita ka lindur dhe është rritur në Amerikë, por prindërit i ka shqiptar. Ka modeluar që në moshën 14-vjeçare, por si profesion bazë ka të qenit “make-up artist”.
Është duke lancuar linjën time kozmetike të quajtur “Just Me Cosmetics”, diçka për të cilën ajo është shumë e lumtur.
Gjithashtu ka luajtur me skuadrën kombëtare të futbollit për femra.
Për Dritën, rrugëtimi deri tek një karrierë e suksesshme në televizion ka qenë i mundimshëm.
"Është e vështire të jesh pjesë e një shfaqje televizive. Unë jam njeri shumë diskret dhe nuk para hapem me të tjerët. Kam punuar në të njëjtin vend për vite me radhë dhe asnjëherë s’kam ndarë me të tjerët shqetësimet ose problemet e mia. Pra, nuk është e lehtë për mua të hapesh me dikë dhe të flasësh për çdo gjë”.
“Gjithashtu më ka shqetësuar fakti nëse kjo ka qenë zgjedhja e duhur për fëmijët e mi, por mundësitë e biznesit janë të pafundme ndaj dhe më është dashur të bëj dhe të ofroj më të mirën për fëmijët e mi,'' ka thënë ajo.
Ndërkohë, Drita shpreson që shumë shpejt ta vizitojë Shqipërinë, pasi gjithmonë ndihet krenare me prejardhjen e saj shqiptare.