>
BIOSHQIP
Biografia
Mesimet fillore i ka kryer ne fshatin e lindjes. Ne vitin 1981 shpërngulet ne Peshkopi, ku dhe ka nisur fillimet e para me muziken, duke u aktivizuar ne shtepine e pionerit "Tahsim Shehu", per kater vite ne orkestrinen e çiftelise me prof.Ramadan Sadiku e Qani Mandri. Me pas, ne vitin e dyte ne gjimnaz, ka filluar kitaren, qe e shoqeron dhe sot e kesaj dite. Pas viteve '90-ta u largua nga Shqiperia ne emigrim, si ne Greqi e Itali dhe marredheniet me muziken disi shkeputen, derisa u kthye ne vitin 1998 ne Peshkopi, ku u aktivizua me grupin e Shtepise se Kultures. Me pas, ne vitin 2002 perseri shperngulet, per te shkuar ne Tirane bashke me familjen, pra me nenen bashkeshorten dhe dy djemte. Ne Tirane ndryshuan shume gjera, fillim i ri, pak njohje por shume shanse per te punuar e krijuar. Kenget e para i publikon ne albumin e pare "N'daç me naze". Me vone albumin e dyte, te titulluar "Ura e takimit", i gjithi i punuar te mjeshtri Alban Fortuna. Me pas bashkepunon me kengetaret; Mond Cibukun "Kenge per Mahmut Dac Kalisin", po ashtu me artisten tone dibrane, Vera Laçi, me kengen "Cuca vesh fustan jeshile", dy kenge te punuara ne Shkup "Deri ne mengjes" dhe "Rruga e kurbetit", e shume kenge te tjera. Pas nje shkeputje te vogel, vendos te krijoje diçka tjeter, kenge per vendlindjen -DIBREN- punuar nga poeti i madh dibran Naim Plaku dhe kompozitori dibran, Edmond Zhulali, me "kryeveprat": "Fluturo shqipja mbi Korab" dhe "Krah per krah Dibra e Kosova".

Më datë 30 Mars 2012, Dritan Jashari publikon videoklipin "Rrushi I Tiranes".

Më datë 14 Gusht 2012, Tan Jashari publikon videoklipin "Fluturo Shqipja Mbi Korab". Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Naim Plaku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 25 Prill 2013, Dritan Jashari publikon videoklipin "Dibra E Kosova". Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Naim Plaku.

Në Tetor 2013, Dritan Jashari publikon videoklipin "Cen Elezi Shkëmb I Korabit". Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, ndërsa teksti u shkrua nga Naim Plaku.

Në Nëntor 2013, Dritan Jashari merr pjesë në Musical-Fest 2013 me këngën "Guret E Sokakut".

Më datë 8 Dhjetor 2013, Dritan Jashari publikon videoklipin "Nuk Eshte Jeta Njemije Vjet". Videoklipi u prodhua nga Shqipja Master.

Më datë 31 Janar 2015, Dritan Jashari publikon videoklipin "Oda Dibrane".

Më datë 3 Gusht 2015, Dritan Jashari publikon videoklipin "Kengen Shqip Kendoj Me Mall". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Dritan Jashari. Videoklipi u prodhua nga kompania SWART.

Më datë 11 Prill 2016, Dritan Jashari publikon videoklipin "Kenga Per Mahmut Dac Kalisin", në bashkëpunim me Edmond Cibaku.

Më datë 13 Prill 2016, Dritan Jashari publikon videoklipin "Ti Ke Lind Per Mu".

Më datë 21 Maj 2016, Dritan Jashari publikon videoklipin "Hymni I Korabit".

Më datë 15 Qershor 2016, Dritan Jashari publikon videoklipin "Ndryshe".

Më datë 16 Korrik 2016, Dritan Jashari publikon videoklipin "Mbret I Maleve Mersim Dema".

Më datë 16 Nëntor 2017, Dritan Jashari publikon videoklipin "Kesaj I Thone Dasem Shqipetare".

Më datë 12 Prill 2018, Dritan Jashari publikon videoklipin "Rrak Tak Tak".

Më datë 25 Korrik 2018, Dritan Jashari publikon videoklipin "Legjendari Skenderbe". Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Naim Plaku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali.

Pas shumë vlerësimesh e mirënjohjesh nga shumë institucione, bashki e qendra kulturore, me daten 21 korrik 2019, Dritan Jashari merr nga keshilli bashkiak Dibër titullin e madh "Nderi i kulturës Dibrane".

Më datë 14 Gusht 2019, Dritan Jashari publikon videoklipin "Per Ty Maqellar". Muzika e këngës u punua nga Dritan Jashari, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alban Arifi.

Më datë 22 Gusht 2019, Dritan Jashari publikon videoklipin "Digje Flak". Muzika e këngës u punua nga Gramoz Kozeli, teksti u shkrua nga Mirjeta Mema, ndërsa për orkestrimin u kujdes Gramoz Kozeli.
DËRGOI: