Audio

Dritan Jashari - Krah Per Krah Dibra I Kosove


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

22/02/2014

2014-02-22T12:19:43



Qe kur nisi historia
Dibra e lasht e Dardania
Si dy lisa nalt mbi male
Si dy vllazen te nje nane

Djem dibran e bij Kosove
Luftojn bashk shekuj e mote
Derdhen gjak mbi shkemb e gur
Per kto troje per FLAMUR

Ref...x2
Vijn prej malit rena rena
I prin shqipja me dy krena
Moj Kosove po t'vjen Dibra
Me gjak trimash vjen liria

Prej Kosove vjen nji fjal
A s'ma fal Diber naj djal
Besa po i kam do trima
Selim Rus e Iljaz Pash Dibra

Krah per krah porsi dy motra
Ecin bashk Dibra e Kosova
Vijn mes resh me flakerima
Haxhi Zeka e Hasan Prishtina

Ref...x2
Vijn prej malit rena rena
I prin shqipja me dy krena
Moj Kosove po t'vjen Dibra
Me gjak trimash vjen liria

Ç'po ushton pushk e shqiptarit
N'at Prekaz ne kull te Jasharit
UÇK-ne ne nje llogore
Jam dibran e bij Kosove

Se kto troje lindin burra
Elez Isufa e Bajram Curra
A po m'njeh bir i dushmanit
Une jam flaka e shqiptarit

Ref...x2
Vijn prej malit rena rena
I prin shqipja me dy krena
Moj Kosove po t'vjen Dibra
Me gjak trimash vjen liria

Me gjak trimash vjen LIRIA






Më Shumë Këngë Nga Dritan Jashari:

Më Shumë...