TEKSTESHQIP

Dritan Jashari
Jane Dy Varre Ne Emer Tij
Lyrics

Nga kohet e vjetra ne kohet e reja
Vjen e gjalle epopeja
Legjendare te prijesit te luftes
Mbrojtesit te popullit Uj e me Ujes

Ne fund te shekullit te 17-te
Fisit te Dacit ju shtua nje djep
Me kenge trimash nena rriti
Trimin e madh Mahmut Dac-Kalisi.

U rrit trimi Mahmut Daci
I pamposhtur si Korabi
Shprese e madhe per vegjeline
Frike e tmerr per osmanllinjte

Pranvere e bukur ra ne Kalis
Me Mahmut Dacin trim dhe prijes
Malet keshtjella,kullat kala
Pas 40 vjeteve dimri ka ra

Ne Stamboll fjalet kane mbrrite
Kalisi i Lumes s’njeh perandorine
Se Kalisi e krahina e Lumes
I ka shpalle turkut, gjendjen e luftes

Ne kuvende eshte marre vendim
Ligji turk te mos gjej zbatim
Ne Kalis e krahinen mbare
Te mos jepen taksa as nizame

Shume ushtri ka dergu Sulltani
Me mposht trimin Mahmut Daci
Shume pashallare dhe zaptije
Nga kane ardhe me nuk jane kthye

Tmerri I Sulltanit Kalisi I Lumes
Ekspeditat ja ktheu ne humbes
Ne sarajet e perandorise
Mahmut Daci u shpall armik

Besen e arte qe ka pase shqiptari
Per interes e shfrytezoi Sulltani
Ne bese Lile Tafes ,byrazer gjakprishur
Mahmut Dacin pasha ka grishur

Ne ate mot te zit e shekullit 18-te
Mahmut Daci eshte prere ne bese
Vajtojne trimin kullat e populli
Feste te madhe ben Stambolli

Ne Stamboll koka I ka shkue
Edhe I vdekur si kane besue
Jane dy varre ne emer tij
Nje n’Stamboll e nje Shqiperi

Amanet nga Mahmut Dac Kalisi
Rritni trima te mos shuhet fisi
E rende shume tradhetia ne kete bote
Kurt e keqen ta ben njeriu jot.

DËRGOI: