Më mbaj mend (për 1 muaj)

Xexi (Driton Berisha)
  • Emri i Vërtetë:
  • Driton Berisha
  • Vendlindja:
  • Peje 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë 
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  25
Këndon kryesisht: pop hip-hop

Xexi (Driton Berisha) është këngëtar i njohur. Artist i ri nga Peja, Driton Berisha, i njohur me pseudonimin Xexi, është djali që talentin e tij do ta sjellë për publikun përmes disa projekteve që ka planifikuar. Të parin tashmë e ka nxjerrë në dritë. Kënga “6 am” e kënduar nga J Balvin dhe Farruko, është sjellë në një version tjetër nga Dritoni, i cili e pëlqen shumë këtë stil. Djali nga Peja, i cili tashmë ka një kohë që jeton në Maribor të Sllovenisë, tregon pak për këngën origjinale dhe versionin e tij të cilës ja ka lënë titullin “Dy fjalë”.

“Është këngë me prejardhje kolumbiane e cila m’ka shty mu me e bo ‘cover’, jo në tematiken e njëjtë, por në një tjetër tematikë, e cila trajtohet dhe ndodhë shpesh sot në vendin ton, dhe gjithandej botës”, shprehet Dritoni për Gazeta Metro. Por ky zhaner dhe ky ritëm i këngës kolumbiane Dritonit, nuk i ka ardhë krejt rastësisht. Ai, preferon vallëzimin dhe për një kohë ka qenë edhe anëtarë i grupit Future Steps.

E zakonisht është vallëzimi kolumbian dhe puerto rico’ane, (reggetone) ose edhe (dancehall) e cila ka prejardhjen jamaicane, të cilat e kanë shoqëruar Dritonin gjatë gjithë kohës. E ky ‘cover’ vjen krejt vetëm për qejfin e tij, pasi që shumë njerëz ia krijuan mundësinë për ta punuar këtë. Është Valdrin Abazi ai i cili u kujdes për incizimet në studio VDSounds, Doan Mulla për Miximin dhe Masterizimin, Gimbo Shala dhe O2A Production për videon dhe gjithashtu edhe Vigan A. Husaj për ndriçimin, fotografitë dhe studion e Art Entertainment. Ai, shpreson që e gjithë kjo punë të vlerësohet, pasi ky ‘cover’ është vetëm projekti i tij i parë.

“Gjithsesi jam marrë gjithmonë me muzikë, asnjëherë anash se kom lënë, por tani mendova që është më së miri të realizoj diçka që kam dashur gjithmonë”, thotë Berisha. E projektet e tjera do të varen prej vizitave të tij që do t’i bëjë në Kosovë. Planet ekzistojnë, ndërsa njëherë për njëherë do të merret vetëm me ‘cover’ të këngëve të tjera. “Pasi që për një këngë origjinale janë çmimet e larta, mendoj me vazhdu kështu me covera, mundet me ndodh që do i bashkohem ndonjë kompanie ose për ndryshe Shtëpi Muzikore, si një artist i ri, po i mbetet kohës kjo”, tha Berisha.

Më datë 17 Qershor 2017, Driton Berisha ka publikuar këngën e re me titull “Veç Pak” që është një përpunim i këngës “Wine Slow”. Incizimi dhe miksimi është realizuar nga Drinche VDsounds, ndërsa tekstin e ka shkruar vet këngëtari. Për anën vizuale është kujdesur AN Production, me regji të Armend Nezirit.

Më datë 17 Tetor 2017, Driton publikon videoklipin "Shumë".

Më datë 10 Nëntor 2017, Driton publikon videoklipin "Nice Girl".

Më datë 13 Mars 2018, Driton publikon videoklipin "Spo Di".

Më datë 28 Qershor 2018, Xexi publikon videoklipin "Kojshike". Muzika është realizuar nga Menju, gjersa për tekstin mjaft interesant është kujdesur vet artisti. Ana vizuale e projektit i është besuar Valon Azirit, i cili na sjell një klip mjaft veror, që i përshtatet mjaft mire këngës.

Më datë 14 Gusht 2018, Xexi publikon videoklipin "Via Albania". Teksti u shkrua nga Xexi (Driton Berisha). Videoklipi u prodhua nga XL Films.

Më datë 21 Shtator 2018, Xexi publikon videoklipin "Twerk On Me".

Më datë 6 Mars 2019, Dj Gimi-O publikon videoklipin "Snap", në bashkëpunim me Xexi (Driton Berisha) & Florentina Kryeziun.

Më datë 20 Shtator 2019, Xexi publikon videoklipin "Ikim Na".

Më datë 16 Shkurt 2020, Dj Bouana & Xexi publikojnë videoklipin "SMP". Teksti i këngës u shkrua nga Xexi (Driton Berisha).

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment

Instagrami

Zyrtar

Profili

Snapchat

Profili

Facebook

Shto profile

të tjera


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet