>
BIOSHQIP

Ja çfarë I Kishte Ndodhur Dua Lipas Në Fëmijëri

06-03-2016
Këngëtarja Dua Lipa ka treguar një histori shumë interesante nga fëmijëria e saj që mbase edhe do t'ju habis.

Dua kur ishte në shkollën fillore nuk është pranuar për të qenë pjesë e korit të shkollës.

"Nuk e kalova provën pasi nuk arrija të kapja notat e larta", ka treguar Dua Lipa, për Corierre.it, duke qeshur.

Në fjalët e saj nuk ka inat. "Nëse do ta takoja sot atë profesorin nuk do t'i thoja asgjë. Jam e kënaqur dhe më vjen mirë që nuk kam hequr kurrë dorë pavarësisht fjalëve të tij," - ka thënë më pas këngëtarja.

Sot ajo po bën "boom" me hitet e saj në Britaninë e Madhe.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Ja çfarë I Kishte Ndodhur Dua Lipas Në Fëmijëri