TEKSTESHQIP

DUK
Poema E Kosovarit
Lyrics

Peja mka rrit ndihna mire n’Honduras
mgjen tu mbajt stav n'San Pedro Sula, mbi qytet gargulla (gargoyle)
n’xhungull gjejm na buk
thirrem me Moglli prej librit Jungle-Book, DUK
shipcat sjon ka thojn mo, shipcat jon ka kndojn
n’mahall sjon ka rrin masi pare jon ka bojn, ë
per dallim kta tmit i mbajn kapuqat ult
n’drog t’ngult dej sa qaura mbushin rrugtë,
lidhcat sari, veshun zi kaqketa,
shevi gepekin mbushum plot skeleta
jom kon i varfun e i pasun ka 2 herë
ky tipi qohet 12:00 paret mbi TV, a nrrugë shitet “hasller”
per pare pi gurit n’git me dy kokra t’grunit t’lodhta turrit mos m’del nrrug se t’furri
si furri perpara fshi ksi mc, shkoj n'Siri
jo per me dek si ushtar i xhihadit
po masi ka shkije n'onen e Asadit, bash nonen e Asadit
t'regjun prej vaktit ntim, n’helmime tgazit sarin
shipcat e mi ngrejn per qef perzijn me kokain
“shi I zi, të errëta jon kto rre’
e di qe permbi dilli osht ty nxe”,
vec dej sa vjen dita me marshu drejt Beogradit
recitoj n’qetsi Kutelin “Poem Kosovar”-it.

"“Ti shkja thërret, ti shkja bërtet,-
gjer lart në retë; se jam barbar.

Jo, s’jam! si bërtet ti,
si buçet ti, ti Mal i Zi.

Se jam këtu kur s’kish njeri, kur s’kish kufi

Kur nga një det në tjatrin det Isha zot vet!

Dhe kam uri -Si s’ka njeri-
Për drejtësi e për Liri!

babën tim ma vranë naçallnikët,
podporuçnikët dhe gllavnikët.

Se urdhër dha Vojvodi e Krali- vetë;
Të vritet. Se ishte Kosovar!

Më thanë të shkruhem vojnik
e mynafik i Kombit tim.

Më dhanë armë të vras
Vëllanë sipas kanunit

Më thanë të ik n’Allbani,
– Vatan i ri i Kombit tim

Më thanë të shkoj në sheher të shkjaut të madh
me sharrën më krah, me kryet përdhe,
jaban e beter; portë më portë derë më derë
i mjerë e zemër- sterrë; për një kotherrë
bukë,

mbeta këtu, raja ndënë raja

Ta shemba shkjah kufinë që ngrite ti
në Vendin tim e përmbi varr të Babës tim.

Ti ngrite kufire me gjemba fortesa ti ngrite; t’i shemba!

Dhe Babën tim kur e kujtoj. Lotoj….
Të pash të vrarë, or Baba,
e pa qefin si për hata,
rreth e përqark me xhandërma.

Desha të qaj e s’qava dot,
e të bërtas, s’bërtita dot.
pa asnjë lot, pa asnjë lot.

Dhe prita sot""
- Poem Kosovar nga Mitrush Kuteli