TEKSTESHQIP

E Blertë
Aromë
Lyrics

Veç nata e njeh,
ia njeh kambët kur e shkelin mbi
Aromën e shpirtit t'saj, kur pikë mbi te
ia njeh lëvizjet, lëvizjet e durve, hallkat, qaforet
ia njeh frymën që prej goje i del.
Ia njeh orët,
ia njeh vallëzimet;
Atë të së premtes mbrama
atë të së mërkurës,
E edhe atë të së shtunës.
e së hanës, dielës, enjtes,
e edhe andrrat e së martës ia njeh,
se vetë ia thurr.

Andaj, mos m'pyet mu për te.
Ate, veç nata e njeh!
Ate, veç nata e njeh!
E ndonjiherë, veç për pak,
sa mos me e harru
m'lejon me e njoftë edhe unë
Diçka që muj me e kujtu,
asgje ma shumë.

DËRGOI: