Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Babait-Hero I Kombit

KUMT i RENDE
24 MARS 1999
Ne altarin e lirise
Bie Ismet ASLLANI.

Kam par me syte e mi
Tek te qante mali
Guret lisat te qanin
Edhe dheu lotonte..

Me fal..s'e besova vdekjen
Ti me pate premtua
'' DESHMORET NUK VDESIN''
Dhe vdekjen tende se kam besua.

E vogel isha atehere
Dija t'i kendoja lirise
I kendoja UCK-se
Deshmorve qe kishin rene.

Kosoves iu pren udhet
Nuk te kishim larg...
Nena qe te rriti
Ne kupe te qillit therriti:

''O djali jem o djale
Gjinin ta boj hallall
Vatani don gjak
Eja te t'shoh pak..''

Por ti kishe mbyllur syte
Lartesive ishe nise
E trupin amanet ia kishe len
Te dashures PRAPASHTICE.

Deshmitare jam:
Lotuan burra gra e te rinj
Lotoi i gjithe populli
Biri i tij ishe Ti.

Cte them me shume per ty
Kure ishe i Madh -Lis
Mua- bijen tende o baba
Per liri me ke braktise.


Nuk mund te genjej, baba
Cdo minute me ke munguar
Sa shume endrra me jan thare
si nje zog pa krah.


Mos u brengos o baba
Kac shume vite u ben pa ty
E dashura nena ime
Me ty ne cdo hap frymoi
Frymoi dhe me jeten t'ime.

Cdo mengjes e theras atdheun
-O ATDHE I LARE ME GJAK
-O ATDHE I LARE ME LOT
ATDHE-GJAKU DHE VARRI I BABES TIM.

- poezi nga E Permalluara


- Poezia u dërgua nga Etin -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5



Më shumë nga E Permalluara