>
BIOSHQIP
Biografia
I lindur në qytetin ku buron kënga e mirëfilltë qytetare, i cili qytet nxorri artistë të mëdhenj nëpër vite, e këtu bëhet fjalë për njërin ndër ata artistë, i cili me zërin e tij ia rriti gjamën edhe mëtepër këngës qytetare. Ai është Edi Krasniqi, nipi i këngëtarit të madh Ramadan Krasniqi. Ai është anëtar në "Sofrën Pejane" vite me rradhë, me të cilën ka sjellë kujtesën e këngës shqipe për gjithë gjeneratat. Punon intensivisht, dhe këtë verë priten dy këngë të reja, të cilat sigurisht që do kenë një mesazh shumë domethënës.

Edi paraqitjen e parë në skenë e ka pasur me xhaxhain e tij Danin, në vitin 1996, e nga ai vit këndon pa rreshtur për të dhënë atë ngrohtësi e afërsi për mbarë publikun.

Viti 2009 sjell albumin me këngë të përzgjedhura popullore, të titulluar "Zanin mos ta ndi".

Më datë 16 Shtator 2016, Edi Krasniqi publikon videoklipin "Nuk O Ka Ma Don".

Më datë 15 Janar 2017, Edi Krasniqi publikon videoklipin "Dashnija".
DËRGOI: