>
BIOSHQIP

Edita Sopjani: Pas Diplomimit, Këngë Të Reja

28-08-2012
Pasi u ka dhene fund me sukses studimeve dhe pasi kaloi nje vere te pasur me mbremje dhe koncerte, Edita Sopjani eshte e gatshme te fokusohet ne krijimet e reja muzikore.

Ka tashme nje vit qe Edita, nuk ka lansuar ndonje kenge te re, te cilen gje, gjate nje prononcimi per Telegrafin, ajo e arsyeton me faktin se ka qene e perkushtuar per te perfunduar fakultetin.

Por, tash pasi ka diplomuar ne degen e Komunikimit Masiv – drejtimi gazetari, Edita eshte gati te shpertheje serish.

"Gati nje vit nuk kam punuar kenge te re. Kete vit kam qene me shume e zene rreth fakultetit sepse kam dashur qe te diplomoj ne afat dhe fatmiresisht e kam arritur kete - tash jam e diplomuar ne Komunikim Masiv – Gazetari", thote Edita.

Kengetarja ka treguar se gjate mbremjeve dhe koncerteve verore eshte pritur shume mire nga publiku.

"Mirepo, nuk kam munguar as mbremjet e ndryshme muzikore. Kam qene ne disa vende e angazhuar dhe me te vertet jam shume e lumtur me pritjen qe me kane bere publiku kosovar; ata jane shume atmosferik dhe dine te te respektojne", ka shtuar kengetarja.
(Telegrafi)

Edita Sopjani: Pas Diplomimit, Këngë Të Reja