>
LETERSISHQIP

Të Mbash Gjallë Ëndrrat E Tua

Do vijë një ditë nga vetja jote
Të ndjesh patjetër neveri...
Kur do luftosh në t'ashpra mote
Sa pak ke dhënë dashuri...

Dhe me përbindëshat do luftosh
Në errësirë e terr të zi
Kur çdo gjë rrotull do jetë bosh
Përbindësh vet' mos bëhesh ti...

E kushedi do më kujtosh
Sa pak më dhe inkurajim
Tani uroj që të kuptosh
Jo nëse pate fatin tim... (!)

Tani ke kohë të japësh dritë
E kurrsesi, jo jo për mua
Sot nxirre zemrën der' tek sytë
Që të mbash gjallë ëndrrat e tua.