>
LETERSISHQIP

Zjarr

Ç'është kjo stuhi kaq e marrë
Që në dilemë jetën ma ktheu
Jam një robot apo ushtar...?!
I heshtur qielli, i mbytur dheu

Të zgjas një dorë të kap një re
Dhe qafës time t'ia hedh shall
Lart të më marë diku atje
Ndoshta kuptoj që jam i gjallë

Edhe stuhisë do t'i kërkoj
Që të shaloj një vetëtimë
Si prijës kal do ta drejtoj
Të shkrepi zjarr mbi fatin tim...!